November 29, 2021
Portali Shprehja

Pinto: S’jemi të kënaqur nga rezultatet, por Mourinho nuk është në diskutim

Drejtori sportiv verdhekuq, Tiago Pinto, duke folur për situatën në skuadër, ka nënvizuar: “Na duhet kohë dhe nuk po e themi për të maskuar rezultatet negative të periudhës së fundit, por sepse kemi trashëguar një situatë të vështirë. Nuk mund të them se jemi të kënaqur, sepse e dimë se duhet të bëjmë më mirë, por kam besim se puna që po bëjmë do të na sjellë rezultate të mira në të ardhmen.

Sigurisht që nuk është koha për të vënë në dyshim projektin dhe strategjinë e Jose Mourinhos, aq më pak lidershipin e tij. Kur morëm Mourinhon për trajner e bëmë me sigurinë se përvoja, inteligjenca dhe lidershipi i tij ishin të drejta për të zhvilluar këtë projekt. Jam i sigurt se zgjedhja ishte e drejtë, Mourinho do të jetë një nga trajnerët më të rëndësishëm në historinë e Romës”.

Tact Watches

.

Të Ngjajshme

Buffon: Problemet e Juves ishin të dukshme, Chiellini dhe Bonucci duhet të “klonohen”

admin

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

Leave a Comment