December 1, 2020
Portali Shprehja

Pirlo “debuton” para gazetarëve, flet për gjithçka: Ja ku ndyshon dhe ngjason Juventusi im me atë të Sarrit

Andrea Pirlo, në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Sampdoria, e para e tij zyrtare si trajner i Juventusit, është përballur me gazetarët në “Allianz Stadium”, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Një “debutim” që nuk do të harrohet kollaj nga ish-mesfushori i shquar, ashtu si ai i mbrëmjes së nesërme. Një epokë e ndritshme si futbollist lihet pas, për të startuar tjetra, ajo e trajnerit, në kërkim të nofkës “maestro” edhe në pankinë. Ja fjalët e tij, ndër të tjera:

“Unë kam pasur lojtarë të mjaftueshëm në dispozicion për lojë. Dybala po rikuperohet ngadalë, De Ligt do të jetë jashtë më gjatë. Gjithashtu kemi humbur Alex Sandro. Ne jemi duke pritur për të. Merkatoja e verës është ende e gjatë, nuk po nxitojmë. Higuain? Ai ma kishte komunikuar dëshirën për t’u larguar.

Nuk kam asnjë dyshim për rrugën që duhet të ndjekim. Siguria për mua si trajner është ekipi i fortë që stërvis. Prurjet e reja? Kulusevski dhe Pellegrini tashmë e njohin kampionatin tonë. Arthur dhe McKennie kanë nevojë për më shumë kohë përshtatjeje. Do ta kenë këtë në dispozicion, sepse nuk bëjmë gjykime të nxituara.

Krahasimi me Sarrin? Unë nuk jam këtu për të nxjerrë në pah ndryshimet me Juventusin e sezonit të kaluar. Sarri ka idetë e tij, unë të miat, ndonjëherë ato mund të përkojnë. Unë vazhdoj me idenë time të futbollit agresiv. Nuk ka pse të jetë një Juve ndryshe. Janë dy kultura të ndryshme futbolli, por qëllimet duhet të mbeten të njëjta.

Suarez? Unë mendoj se është e vështirë, nevojitet një kohë e gjatë për pasaportën italiane, që Suarez të jetë sulmues i Juventusit. Moduli taktik? Unë kurrë nuk kam folur për 4-3-3, gjithmonë kam thënë se përshtatem me lojtarët që kam. Tani ne po shpikim diçka për t’i bërë të gjithë të performojnë në mënyrën më të mirë.

Trajner i ish-shokëve të mi? Buffon, Chiellini dhe Bonucci më quajnë trajner, ata po sillen si profesionistë, siç duhet të jenë edhe ndaj shokëve të tjerë të skuadrës. Emicionet para debutimit? Unë jam mirë, por gjëja e rëndësishme është që djemtë të jenë në formë nesër. Ne kemi bërë një javë pune të rëndësishme. Kam mjaft lojtarë në dispozicion për të luajtur një ndeshje të mirë. Nuk kam dyshime, por shumë siguri. Jam trajner i një ekipi kampionësh.

Khedira? Ai nuk është akoma plotësisht i disponueshëm. Kur të kthehet do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Sampdoria? Nesër pres një ndeshje të vështirë, ne e njohim Ranieri, është një trajner shumë i mirë dhe e ka treguar këtë në karrierën e tij të gjatë. Do të përpiqemi të gjejmë hapësira, edhe nëse do të ketë pak, që të jemi në gjendje të sulmojmë dhe t’i shënojmë Sampdorias.

Prurjet e reja në formacion? Kulusevski dhe Pellegrini e njohin tashmë kampionatin italian, sepse kanë luajtur me skuadra të tjera të Serie A, ndërsa Arthur vjen nga Liga Spanjolle. Pra, mbase duhet të ketë pak më shumë kohë për të njohur llojin e trajnimit të kampionatit këtu. Për askënd nuk bëjmë gjykime të nxituara. Ata do të jenë në dispozicion, si të tjerët”.

.

Të Ngjajshme

“Veterani” Quagliarella dhe golat jo banalë! Edhe sonte xhevahiri i tij vleu pikën (VIDEO)

admin

Klopp dorëzohet: Nuk kam lojtarë të mjaftueshëm!

admin

“Nuk e ndërroj Realin me asnjë në botë! Si mik dhe madrilen, Ramos duhet të qëndrojë”

admin

Leave a Comment