February 1, 2023
Portali Shprehja

Pirlo ka parë shumë gjëra të çuditshme në Turqi: “Nëse gjithçka është e vendosur, atëherë është e kotë të luash futboll…”

Andrea Pirlo u zemërua. Dhe ky është tashmë një lajm sepse nuk para e kemi pare keshtu kurre… Ish-trajneri i Juventusit u tërbua në fund të ndeshjes së kampionatit mes Kasimpasa dhe Fatih Karagumurk, i cili u barazua në minutën e 101-të me një penallti, e cila sipas trajnerit absolutisht nuk duhej të dekretohej. Nuk eshte parë kurrë kështu Pirlo që të protestonte me arbitrin e ndeshjes…

Pirlo rrezikoi verën e kaluar duke pranuar propozimin nga ky klub turk, i cili nuk është ndër më të famshmit. Ai nuk e filloi mirë, ishte në vendet e uleta për një kohë të gjatë, por më pas ngadalë ekipi i tij u rikthye. Shtatë pikë nga tre ndeshjet e fundit, plus suksesi në kupë.

Fatih Karagumurk është i dhjeti në Superligën turke dhe teknikisht e zgjati serinë pozitive duke barazuar 2-2 ndaj Kasimpasa, por në stadiumin që mban emrin e presidentit turk Erdogan, skuadra e Pirlos ishte një hap larg suksesit. 2-1 në avantazh deri në minutën e 101-të kur një penallti e shndërruar në gol nga Bahoken bëri rezultatin 2-2 për vendasit.

Një penallti e kontestuar nga trajneri, i cili në fund të ndeshjes i kishte shkuar arbitrit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kishte protestuar dhe u kishte thënë diçka. Më pas në konferencën për shtyp lidhur me këtë: “Ne do të analizojmë gabimet tona, por edhe arbitrat duhet të analizojnë dhe kuptojnë pse morën një vendim të tillë”.

Pirlo ishte vërtet i zemëruar. Ai u qetësua kur u fut në dhomat e zhveshjes, por sigurisht zemërimi dhe zhgënjimi për tre pikët e humbura në minutën e njëqindtë nuk mund të shuheshin dhe kështu në konferencën për shtyp trajneri hoqi më shumë se një guralec nga këpuca e tij duke thënë: Është e kotë të punosh gjithë javën për të parë më pas këto episode. Nëse duan të vendosin ata ndeshjet, është e kotë të dalin në fushë”.

Ish-lojtari i Juventusit u tregua shumë i ashpër dhe shtoi: “Në çdo ndeshje të kampionatit ka ndonjë episod të çuditshëm, fatkeqësisht nuk e kuptojmë arsyen. Nuk është se vetëm skuadrat e mëdha si Galatasaray dhe Fenerbahce mund të ankohen për episode arbitrimi. Le të shikojnë se kjo ndodh në të gjitha ndeshjet”.

.

Të Ngjajshme

Magjistari i Marokut, driblime alla play station duke çuar majtas dhe djathtas mbrojtësin para golit! Luis Enrique e kishte parashikuar (PAMJET)

admin

UEFA ka ligje të caktuara, Chelsea ka shpenzuar thuajse 400 mln euro por në Champions duhet t’i përgjysmojë!

admin

Numri “1” i futbollit spanjoll sulmon Premier League: “Doping financiar, do vijë momenti që…”

admin

Leave a Comment