Andrea Pirlo sapo është ka marrë rolin e trajnerit, por i ka idetë e qarta në lidhje me objektivat e Juventus-it të tij për sezonin e ardhshëm.
“Rruga do të jetë e gjatë, do të duhet kohë edhe pse për momentin nuk mund të punojmë me shumë lojtarë që janë grumbulluar me kombëtaret”, ka thënë trajneri bardhezi.
“Do të japim gjithçka në fushë, kemi një dëshirë të madhe të tregojmë se Juventus-i kërkon të sigurojë titullin e dhjetë radhazi dhe të shkojë deri në fund të Champions League”.
Deklarat të qarta, të thën me vetëdije dhe pa frikë. Nga ana tjetër, Pirlo e di shumë mirë se e vetmja gjë që ka rëndësi tek Juventus janë fitoret.
“Agresiviteti dhe dëshira për të rikuperuar topin pasi është humbur është diçka për të cilën po punojmë. Duke parë Champions League-n e kaluar, skuadrat që kanë shkuar deri në fund janë ato që kanë rikuperuar topin në kohën më të shpejtë të mundshme”.
“Kjo, sipas mendimit tim, duhet të jetë një karakteristikë që duhet të na dallojë nga ekipet e tjera”.
E' il momento di un primo bilancio per Mister @Pirlo_official
L'intervista ESCLUSIVA è sulla nostra sezione @JuventusTv, qui!https://t.co/lTO4Tg0xgK pic.twitter.com/hz7yistKqX
— JuventusFC (@juventusfc) September 3, 2020
.