March 1, 2021
Portali Shprehja

Pirovska: Si mundet që burimi personal i Ruskovskës të ketë informacione më tepër se ASK-ja

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska, duke komentuar arratisjen e Sasho Mijalkov, në paraqitjen sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat  tha se institucionet i detyrohen shumë përgjigje publikut rreth këtij skandali skandalit.

“Nëse do të kishte pasur mbikëqyrje fizike, ai nuk do të mund të zhdukej menjëherë. Prandaj, mendoj se duhet të jepet një shpjegim për këto gjëra. Si mundet që burimi personal i Ruskovskës të ketë informacion më të mirë se ASK-ja? Është shumë e çuditshme… Kur ndodhi arratisja e Gruevskit, ne patëm të njëjtat vërejtje, se ai nuk ishte ndjekur mjaftueshëm edhe pse ekzistonte rreziku i arratisjes dhe tani e njëjta gjë po ndodh përsëri. Ata flasin për një lloj kontakti vizual, mendoj se kjo është qesharake. Unë i shoh lëshimet këtu në Prokurori, pse propozimi i paraburgimit nuk u paraqit më herët?”, pyet Pirova Pirovska.

.

Të Ngjajshme

SHBA do t`i dhurojë Maqedonisë së Veriut 1.269 pushka M-4

admin

Sot nis regjistrimi i diasporës, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve

admin

Peshkimi joligjor në liqenin e Ohrit rrezikon troftën dhe belushkën

admin

Leave a Comment