October 1, 2023
Portali Shprehja

Pistoletë, pushkë gjuetie, fishekë e antiplumba – Policia me detaje pas vrasjes së rëndë në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi ditën e hënë në Podujevë, ku në vendin e ngjarjes mbeti e plagosur edhe një grua.

Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arratisje.

Gjithashtu në raport thuhet se policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar ku kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe 62 fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, 20, dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë vazhduar në lokacionin e cekur me ç’rast në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete, ndërsa viktimës femër  pasi i është dhënë ndihma mjekësore është dërguar për hospitalizim në QKUK.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet ndër të tjera në raport të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dënohen me nga 150 euro katër shoferë

admin

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

admin

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

admin

Leave a Comment