May 22, 2022
Portali Shprehja

Pjesëtari i FSK-së dyshohet se rrahu gruan në Drenas dhe kanosi zyrtarët policorë

Një person (pjesëtar i FSK-së) është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:00, në Drenas (Gllogoc).

Tact Watches

Siç thuhet në raport, viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë.

Ndërkaq, tutje në raport thuhet se i dyshuari duke mos i respektuar urdhrat i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Vushtrri, arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

admin

Një fëmijë humb jetën pasi bie në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

admin

I vidhet vetura e tipit Mercedes një personi në Podujevë

admin

Leave a Comment