14 C
Skopje
October 20, 2019
Informacione Vendi

Pjesëtarit të Grupit të Kumanovës Dem Shehu nuk i lejohet takimi me fëmijët!

Demë Shehu, anëtar i “Grupit të Kumanovës”, i cili për momentin është i vendosur në burgun e Shutkës, për më tepër se katër vite nuk i lejohet ti pranoj në vizitë fëmijët e tij. Shehu përmes avokatit të tij Naser Raufi, kërkon që të ndalohet ky diskriminim dhe përfundimisht ti lejohet takimi me dy fëmijët e tij, njëri prej të cilëve është i rritur.

“Deri tash Demë Shehu, ka pranuar vizitë si nga prindërit, ashtu edhe nga bashkëshortja e të afërmit tjerë. Por, fëmijët ende nuk i lejojnë që ta vizitoj. Kjo është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut”, tregon avokati Raufi, dhe apelon që autoritet e burgun t’i kenë parasysh të drejtat e të burgosurve.

Ndryshe, Demë Shehu, me prejardhje nga Juniku i Kosovës, nga Gjykata Penale e Shkupit, me 2 nëntor të vitit 2017 u dënuan me burg të përjashtëm nën akuzën për “terrorizëm” dhe “organizatë terroriste”.

Artikuj të ngajshëm

ASH propozoi 12 prillin, Sela: Diaspora do jetë këtu, do vijë ndryshimi

shprehja

Zaev: Zgjedhjet më 12 prill, Qeveria teknike nga 3 janari

shprehja

Ziadin Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara

shprehja