May 28, 2023
Portali Shprehja

PK: Pensionisti serb kishte urdhërarrest – pas intervistimit u lirua

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot rreth orës 12:00 një 72-vjeçar serb në pikën kufitare të Jarinjës.

Këtë e konfirmoi Veton Elshani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Ai shtoi se i njëjti kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës, kështu duke hedhur poshtë pretendimet e Petar Petkoviqit, se arrestimi i tij, është bërë mbi arsye politike, për të cilat thotë se edhe i është ankuar ndërmjetësuesit, Miroslav Lajçak.

“I dyshuari kishte urdhërarrest për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë’. Të arrestuarin e kemi dërguar në stacionin policor në Drenas për intervistim pasi urdhërarresti ishte lëshuar me kërkesën e Drenasit”.

“Pas intervistimit i dyshuari është liruar”, ka thënë Elshani mes tjerash.

Petkoviq gjithashtu kishte deklaruar se zyra për Kosovën në qeverinë serbe e ka angazhuar një grup të avokatëve për t’u marrë me rastin në fjalë

“Zyra jonë angazhoi menjëherë ekipin e avokatëve mbrojtës dhe personalisht kontaktova familjen për të ofruar çdo lloj ndihme shtesë dhe për çdo gjë e informova drejtpërdrejt Miroslav Lajçak-un”.

“Ai është arrestuar si një formë kërcënimi dhe hakmarrjeje nga institucionet e Kurtit”, ka thënë Petkoviq.

.

Të Ngjajshme

Rahovec, vajza raporton në Polici se babai i saj po ushtron dhunë fizike

admin

Humb jetën një punëtor në Prizren, ra nga një lartësi e objektit – arrestohet pronari i biznesit

admin

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

admin

Leave a Comment