April 16, 2021
Portali Shprehja

Plagjiati, filloi inspektimi në Universitetin e Tetovës

Inspektorati i Arsimit ka filluar inspektimin në Universitetin e Tetovës, pas parashtresës së ish dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Haxhirexha për kryerje të plagjiaturës nga ana e profesorëve të kësaj katedre. Nga Inspektorati konfirmojnë për Alsat se inspektimi mund të zgjasë disa ditë, për shkak të vëllimit të punimeve shkencore që përfshin parashtresa.
Pasi të përfundojë ky inspektim i jashtëzakonshëm Inspektorati do të del me procesverbal, respektivisht konstatim nëse parregullsitë e notuara në parashtresë janë të sakta ose jo. Nëse verifikohen parregullsi, Inspektorati ka mundësi t’i propozojë Ministres së Arsimit, Carovska ndërmarrjen e masave adekuate.

Përndryshe, parashtresa zyrtare u dorëzua në Inspektorat vetëm disa ditë pasi revista “Veritas” publikoi skandalin e shtatë profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë pranë UT-së, të cilët me punimet e tyre shkencore kishin kryer plagjiaturë.

Anesa Salihu

.

Të Ngjajshme

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

“Souftueri”, arrest shtëpiak për Rashkovskin

admin

“Rashkovski”, Zaev: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të mos ketë dilema

admin

Leave a Comment