April 13, 2021
Portali Shprehja

“Plagjiaturat”, Inspektorati i Arsimit nisi hetimin në UT

Inspektorati i Arsimit ka filluar inspektimin në Universitetin e Tetovës, pas parashtresës së ish dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Kastriot Haxhirexha për kryerje të plagjiaturës nga ana e profesorëve të kësaj katedre. Drejtori i Inspektoratit tha për Alsat se inspektimi mund të zgjasë disa ditë, për shkak të vëllimit të punimeve shkencore që përfshinë parashtresat.

Pas pranimit të parashtresës për disa parregullsi në Fakultetin e Mjekësisë në UT, siç jeni edhe ju të njoftuar, ne si Inspektorat i Arsimit jemi të obliguar me ligj që të realizojmë inspektim për ato pika të parashtruara. Inspektimi ka filluar. Nuk e dimë se sa do të zgjasë dhe akoma nuk kemi një pasqyrë reale të gjendjes faktike aty -tha Ardian Musliu, Drejtor i Inspektoratit të Arsimit.

Pas përfundimit të këtij inspektimi të jashtëzakonshëm Inspektorati do të dalë me procesverbal, respektivisht konstatim me të cilin eventualisht do t’i propozojë Ministres së Arsimit, Carovska ndërmarrjen e masave adekuate. Inspektorati i Arsimit poashtu konfirmoi për Alsat se që nga viti 2009 ka bërë inspektime të shpeshta në UT dhe ka konstatuar situata edhe më të palakmueshme sesa ajo që prezantohet përmes parashtresës zyrtare apo revistës “Veritas”.

Këtij universiteti mund të them publikisht se i mungon kuadri adekuat, konform Ligjit dhe gjatë këtyre viteve ne kemi pasur parasysh këtë moment se si universitet i ri, si çdo universitet tjetër kur themelohet normal se kanë pengesa – tha Afrim Saliu, Inspektorati i Arsimit.

Përndryshe, parashtresa zyrtare u dorëzua në Inspektorat kur revista “Veritas” publikoi skandalin e shtatë profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë pranë UT-së, të cilët me punimet e tyre shkencore , siç shkruan revista, kishin kryer plagjiaturë. Bëhet fjalë për profesorët Nexhbedin Beadini, Sheqibe Beadini, Albulena Beadini, Emira Bexheti, Mirlind Bexheti, Destan Halidi dhe Ekrem Ismani e që po ashtu janë në lidhje farefisnore mes tyre.

Anesa Salihu

 

 

 

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Spitalet private të ulin çmimet për pacientët e prekur nga Kovid-19

admin

Banorët e lagjes së Drenocit në Tetovë, blejnë ujë nga bashkëqytetarët e tyre

admin

“Droga”, DEA: Mbështesim likuidimin e organizatave në Maqedoni

admin

Leave a Comment