October 4, 2023
Portali Shprehja

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime pasi që në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të hënën mbrëma në Hajvali në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në drejtim të tij është gjuajtur me armë zjarri nga një i dyshuar i cili kishte qenë së bashku me një të dyshuar tjetër të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë me targa vendore. Si pasojë e gjuajtjes me armë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin ku dhe janë gjetur disa gëzhoja të fishekëve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Degradim dhe shkatërrim i mjedisit në fshatrat e Zveçanit, policia dërgon tre kamionë për verifikim të dokumentacionit në terminalin doganor

admin

E kanosi me armë kolegun e tij, arrestohet një person në Shtime

admin

Shtetasit gjerman i sekuestrohen 24 pistoleta, vetura dhe para në Merdar, arrestohen edhe dy të tjerë

admin

Leave a Comment