May 28, 2023
Portali Shprehja

Plagoset një person në Gjakovë

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur për një rast të plagosjes në mesditë.

Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezi konfirmoi për Telegrafin se sot rreth orës 12:21 kanë pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë.

“Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë)”, tha Elezi.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Rahovec, vajza raporton në Polici se babai i saj po ushtron dhunë fizike

admin

Humb jetën një punëtor në Prizren, ra nga një lartësi e objektit – arrestohet pronari i biznesit

admin

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

admin

Leave a Comment