September 25, 2022
Portali Shprehja

Plani i projektuar nga Beogradi/ Ja si po synohet rrëzimi i qeverisë Kurti – kjo gjë do ta shkatërronte Kosovën!

Në vitet e fundit, nuk kanë qenë të rralla rastet kur të zgjedhurit e popullit (deputetët) kanë kaluar nga partia me të cilën fituan karrigen në Kuvend, në taborin ‘kundërshtar’.

Kjo, duket të jetë një formë pabesie me të cilën ata i ‘shpërblejnë’ qytetarët që ia besuan atyre votat.

Profesori universitar, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” foli lidhur me lëvizjet dhe paralajmërimet për aderime të deputetëve, në skenën politike në Kosovë.

Fillimisht, ai parashikoi se grevat dhe këto aderime politike janë të orkestruara nga Beogradit, pasi kanë filluar të ndodhin pikërisht në kohën kur pritet të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Aktualisht Kosova përballet me dy diversione kundër qeverisë dhe institucioneve të vendit: – Grevën dhe trafikimin e deputetëve ose këshilltarëve komunalë. Që në fillim dua të them se të dy këto akte po ndodhin në momentin kur vendoset fati i Kosovës në rrugën e përmbylljes së procesit të shtetësisë edhe në pikëpamje të njohjes përfundimtare ndërkombëtare! Kosova është në dialog me Serbinë dhe tashmë pas 11 vitesh ka mbërritur në finishin e këtij procesi. Tani që është në fund të rrugës, pra kur pritet të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, pikërisht në këtë moment filluan dy fenomenet që përmenda më lart.

E di që mbështetësit e grevës do të më thonë se “jam i njëanshëm”, ndoshta do të më shajnë. Por jam i bindur se trafikimi i deputetëve dhe greva në shkolla është e orkestruar nga Beogradi. Nëse këto dy akte diversive do të dështojnë, të jeni të sigurt se në Beograd kanë projektuar diçka tjetër sipas një plani c apo d. Për Kosovën Serbia ka hartuar shumë plane, prej A-se deri te Zh-ja. Nuk e di cilës germë i përkasin greva dhe trafikimi, por është diku në pjesën e parë të planeve të destabilizimit të Kosovës”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Bytyçi thotë se përmes këtyre dy opsioneve, grevës dhe ikjes së deputetëve, mund të destabilizohen institucionet e vendit, ku mund të ndodhë edhe rrëzimi i qeverisë!

“Përmes grevës dhe trafikimit është e mundur që të destabilizohen institucionet e vendit. Destabilizimi në Kosovë është gjithnjë projekt i Serbisë. Aktorët e brendshëm që marrin pjesë në realizimin e projekteve serbe mund të mos jenë fare në dijeni të kësaj. Mundet që këta aktorë, si Jasharaj, apo deputetja e Listës Guxo që iu bashkua LDK-së, të mos kenë asnjë dijeni se për veprimet e tyre kanë imnteres jetik Beogradi e Serbia. Megjithatë, edhe pa e ditur, shpesh herë i shërbehet armikut të vendit tënd.

Të jemi të qartë: – Rrëzimi i çdo qeverie, përfshirë qeverisë Kurti, në kushte normale, edhe nëse do kishte rezultate, nuk do të ishte tragjike. Pra, nuk lidhet çështja me aktin. Nuk lidhet as me emrat që qeverisin vendin. Mua më sensibilizon momenti kur ndodhin këto. Dhe kjo lidhet me qëndrimet e kryeministrit, presidentes, qeverisë dhe institucioneve të Kosovës ndaj dialogut dhe këmbnguljen e tyre për t’i imponuar Serbisë një marrëveshje përfundimtare të drejtë në dovi të viktimës, Kosovës e shqiptarëve”, theksoi ai.

Po ashtu, profesori vlerësoi se trafikimi i deputetëve synon ndryshimin e mazhorancës në qeverisje.

“Në këto kushte kur qeveria mbron interesat e Kosovës në dialog dhe është në prag të suksesit të mirë në zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb, të përpiqesh ta destabilizosh këtë qeverisje është krim anti-kombëtar! Edhe njëherë, nuk adresoj gishtin te personat konkretë, të cilët janë shfaqur si personazhe të akteve që kryhen. Ata mund të mos dinë asgjë. Por është e pamundur të konceptohet ndryshe në këto momente kritike për Kosovën.

Ndoshta greva nuk shkakton destabilizmin e qeverisjes. Por i ndihmon kësja, pasi tërheq energjinë e qeverisjes në çështjet e grevës. Ndërsa trafikimi i deputetëve synon ndryshimin e mazhorancës në qeverisje. Që do të thotë se synohet të krijohet një mazhorancë e re, tjetër nga kjo që ekziston. Ky akt është i pamoralshëm, sepse qytetarët e Kosovës e kanë dhënë votën e tyre për atë cfarë ka përfaqësuar secili në zgjedhje. Por politikisht është e dëmshme, sepse artificialisht shtrembërohet vullneti i qytetarëve. Ky vullnet mund të verifikohet vetëm përmes rihyrjes në zgjedhje të reja. Jo me trafik deputetësh”, nënvizoi Bytyçi.

Më tej, ai u shpreh se, ndryshimi i mazhorancës synon rikthimin në pushtet të atyre forcave, të cilat ishin pro-ndryshimit të kufijve.

Kësisoj, sipas tij kjo gjë do ta thellonte edhe më tej konfliktin e brendshëm.

“Ajo çfarë është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se ndryshimi i mazhorancës synon rikthimin në pushtet të atyre forcave, të cilat ishin pro-ndryshimit të kufijve dhe nënshkruan marrëveshjen e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Kjo do të thotë se ndryshimi o mazhorancës në mënyrë artificiale në Kosovë ka një pikësynim. Të imponojë një marrëveshje të favorshme me Serbinë.

Të Ngjajshme

Çejku: Kurti në kushtet e Gruevskit, ta pranojë ose të largohet nga pushteti

admin

Turqia “godet” Rusinë: S’i njohim referendumet në Ukrainë!

admin

Abazoviq: Kurrë nuk ka qenë më i mirë se sot bashkëpunimi me Serbinë dhe Vuçiqin

admin

Leave a Comment