June 24, 2021
Portali Shprehja

Plani “Jansha” për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor – Iliria News Agency

Plani “Jansha” për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Ka krijuar shumë diskutime një dokument që ka dalë nga një burim zyrtar, por që nuk i ka shenjat e një burimi zyrtar. Dihet nga kush është bërë dhe ka dalë nga dora e kryeministrit Slloven. Janë thënë shumë gjëra për këtë dokument. Përshtypje të bën njeriu që e ka nxjerrë, që është një politikan me shumë përvojë dhe që ka qenë ministër i Mbrojtjes kur Sllovenia u përfshi në luftë me ish-Jugosllavia.

Ai është quajtur si një njeri i shërbimeve sekrete perëndimore dhe nuk është një njeri që nuk di se cfarë thotë, dhe fjalë e tij kanë dalë. Pse e kanë paraqitur këtë dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kur e hedh ia një plan, burimi ka një besueshmërie, se është një njohës shumë i mirë i kufijve ish-jugosllave.

Ai thotë se Kosova praktikisht është e ndarë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Flet edhe për Malin e Zi dhe një ndarje të tij, si dhe një ndarje të Maqedonisë së Veriut. Këto lloj projekte janë bërë që t qarkullojnë në kancelaritë ndërkombëtare. Ai u zgjodh për ta paraqitur këtë plan se Sllovenia merr së shpejt presidencën e BE-së.

Ky plan nuk duhej të zbulohej, por kjo është një poshtërsi që ka bërë Shefik Xheferroviçi. Për herë të parë dali një portal boshnjak që është shumë afër Xheferroviçit. Kuptohet që boshnjakët myslimanë nuk e duan këtë plan, sepse shteti i tyre u krijua me lobimin e petro-dollarëve të vendeve arabe, në mënyrë që boshnjakët myslimanë të kishin një shtet. Kur kryeministri Slloven u pyet nga mediat ndërkombëtare nuk pranoi që të reagojë, por tha se është një sulm ndaj vendit të tij në prag të marrjes së presidencës së Be-së, por nuk tha se lajmi është i pavërtetë.

Të Ngjajshme

Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis – Iliria News Agency

admin

Zviceranët, ndër popujt më të sigurt në vendin e tyre – Iliria News Agency

admin

Nga 10 korriku sërish shtrenjtohen cigaret – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment