February 26, 2021
Portali Shprehja

Plani serb për pasivizim edhe në Preshevë, ja një rast konkret (DOKUMENT) – Iliria News Agency

Plani serb për pasivizim të vendbanimeve shqiptare në komunat Medvegjë, Preshevë, Bujanoc, po vijon të realizohet. Praktika e këtij plani po ndodhë edhe në Preshevë, por në heshtje, por që për një periudhë të shkurtër nëse nuk ngritet zëri dhe nuk do të ndodhë ndonjë protestë e fuqishme, sindromi i Medvegjës apo skenari i tokës së heshtur do të zbatohet edhe në Preshevë, përcjell INA.

Protagonist i një rasti që tentohet pasivizimi është edhe i aktivistit të shoqërisë civile, drejtuesit të OJQ “Qendra për Hulumtim dhe Monitorim – QHM”, Kujtim Sadriu. Ja shqetësimi i tij i shprehur përmes rrjeteve sociale, duke ngritur zërin për alarmimin e skenarit të shuarjes së vendbanimeve shqiptare, gjegjësisht tanimë planit të filluar me Preshevën:

SI PASOJË E TORTURAVE QË PO I BËHEN QYTETARËVE, QË EDHE UNË JAM NJË NDËR TA. SOT I BËRA NJË KËRKESË KOMISIONIT PËR EMËRTIMIN E RRUGËVE, Zotëriut Avni Alitit

Fillimisht si drejtues i OJQ-së- Qendra për Hulumtim dhe Monitorim – QHM, Unë Kujtim Sadriu i lindur në Preshevë dhe poashtu me vendbanim në Preshevë, deri në moshën time 40 vjeçare adresa ime në të gjtha dokumentacionet më ka figuruar: Sveta Tomiqa nr. 23E. Para një viti më parë më është dashur të ndrroj letërnjoftimin. Kur u paraqita pran administratës policore, nga referentja e Stacionit Policorë më obligoi të nxjerr një çertifiKatë pran Shërbimit të Katastrit në Preshevë për ta përcaktuar edhe numrin e shtëpisë edhe pse e kisha. Me të nxejrrur certifikatën me datë 21.07.2020 me nr. 951-5-070-6663/2020 në Katastër për përcaktimin e numrit më është ndrruar edhe rruga e cila pastaj po figuronte nga Sveta Tomiqa në PRVA NOVA 23 D! Përpos rrugës time, janë ndrruar edhe shumë emërtime të rrugëve në Preshevë dhe kjo ka krijuar prombleme të mëdha për shumë qytetarë e sidomos që ka si pretekst një nismë për të pasivizuar adresat e qytetarëve në Preshevë. Ndaj, kërkesa është si në vijim: Komisioni për emërtimin e rrugëve a ka marrë ndonjë vendim për ndrrimin e emrave të rugës Prva Nova, Druga Nova, Treqa Nova ejt? Nëse ju nuk keni emëruar ashtu edhe siq parashifet me Ligjin për regjistrimin hapsinorë dhe regjistrimin e adresave (“Gazeta Zyrtare e RS”, Nr. 9/2020) Neni 13, Ju lutem të më informoni se kush dhe si emëroi këto rrugë që sot qytetarët ballafaqohen me probëleme serioze. Si u ndrrua emërtimi i tyre? Nëse ekziston ndonjë vendim Ju lutem t‘na dërgoni kopjen. Në pritje të përgjigjes tuaj”, ka shkruar Kujtim Sadriu. (INA)

https://www.facebook.com/photo?fbid=4996345983770154&set=a.363400030398129

Të Ngjajshme

Persona të armatosur rrëmbejnë 300 vajza në një shkollë në Nigeri – Iliria News Agency

admin

Shqipëria po ballafaqohet me vdekshmëri të lartë, lindshmëri në rënie – Iliria News Agency

admin

Në pritje të rezultatit, rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë shpallen të hënën, por jo certifikimi – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment