November 23, 2020
Portali Shprehja

Plas te Reali, Benzema akuzon Vinicius: Luan kundër nesh, mos ia paso topin!

Real Madridi sigurisht që priste një fillim ndryshe në Champions. Një humbje dhe një barazim kanë mbërritur në dy ndeshjet e para të luajtura në fazën e grupeve. Pas rënies në shtëpi kundër Shakhtar, ekipi i Zidane u ndal edhe nga Borussia M’Gladbach në barazimin 2-2. Një rezultat i hipotekuar “in extremis”, pas avantazhit të dyfishtë të gjermanëve. Në intervalin e ndeshjes, Benzema ishte i befasuar, teksa bisedon me shokun e skuadrës, Mendy, në frëngjisht. Nga leximi i buzëve është zbuluar se po akuzonte Vinicius.

Në tunelin e “Borussia-Park”, kamerave nuk iu ka shpëtuar biseda intensive midis sulmuesit dhe mbrojtësit të bardhë: “Mos i pasoni! Betohem në jetën e nënës sime se ai po luan kundër nesh”. Referenca është për Vinicius, fajtor se u tregua shumë individualist. Ai është zgjedhur nga ish-lojtari i Lyon si fajtor për performancën e keqe të Realit.

.

Të Ngjajshme

E FUNDIT: Eriksen larg Italisë, përfundon te gjigantët e Gjermanisë?

admin

Edhe Serie A përulet përpara Ibrahimovic! Tërbohen Ronaldo e Lukaku, por edhe tifozët e Juves dhe Interit

admin

Fitorja e parë si trajner në karrierë, Bonera zbulon “objektivin e vërtetë” të Milanit!

admin

Leave a Comment