November 27, 2020
Portali Shprehja

“Po fshihet numri i viktimave nga Covid”, Rama i përgjigjet Lulzim Bashës: Këtë radhë ka shkuar shumë, shumë larg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD se është fshehur numri i vërtetë i viktimave nga Covid.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”- shkruan Rama. (TemA)

Të Ngjajshme

Manastirliu tregon shumën e paguar për vaksinën, ja kur do të mund të jetë në Shqipëri

admin

Zëra për dorëheqjen e mundshme të kryeministrit Hoti?!

admin

Angela Merkel mbyll Gjermaninë deri në janar, masa shtesë për ‘pikat e nxehta’

admin

Leave a Comment