March 9, 2021
Portali Shprehja

Po lëvizte me makinën e OKB-së, vritet ambasadori italian në Kongo – Iliria News Agency

Ambasadori italian në Republikën e Kongos u vra gjatë një sulmi ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara. Ngjarjen e rëndë e konfirmoi ministria e Jashtme e Italisë që njoftoi gjithashtu se bashkë me ambasadorin u vra edhe një polic.

Ambasadori Luca Attanasio, mori plagë të rënda nga sulmi dhe ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital. Ndërkaq, forcat e armatosura kongoleze po punojnë për të identifikuar autorët.

Sipas mediave italiane, sulmuesit po përpiqeshin të rrëmbenin personelin e OKB. Sulmi ndodhi rreth orës 10:15 të mëngjesit me kohën lokale në veri të Gomas, kryeqyteti i provincës Kivu të Veriut, ku grupet e armatosura kanë përhapur dhunë pre dekadash.

Luca Attanasio ishte në detyrë që nga fillimi i vitit 2019.

Të Ngjajshme

Pas Lumir Abdixhikut, edhe Lutfi Haziri kandidat për kryetar të LDK-së – Iliria News Agency

admin

Me vendimin e PZAP-së për votat e partive minoritare, VV-ja e kalon 50 për qindëshin – Iliria News Agency

admin

Kryetari i Tuzit i reagon kryeministrit malazez pas deklaratës për Kosovën – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment