October 21, 2021
Portali Shprehja

“Po mbijetoj, por ju kërkoj vetëm diçka duke nisur nga sot” Challandes humbet toruan dhe acarohet në konferencë

E ardhmja e Bernard Challandes në stolin e Kosovës tashmë po bëhet gjithmonë e pasigurtë dhe fakti vjen direkt nga konferenca, ku pyetjet e gazetarëve e kanë irrituar jo pak…

Ai ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gjeorgjinë.

Challandes deklaroi se nuk është dramë një humbje në Spanjë dhe se skuadra ka punuar mirë e është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, teksa ka sjellë në vëmendje se bëhet fjalë për një përfaqësuese të re.

“Në Suedi nuk bëmë një ndeshje të mirë dhe u ndëshkuam nga disa gabime tonat, të cilat i kemi evidentuar dhe do të punojmë që të mos i përsëritim.

Nuk shoh asnjë problem për humbjen në Suedi, pasi atje u mposht edhe Spanja. Kosova është një përfaqësuese e re, që është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Sigurisht që ne mund të marrim rezultat të mirë edhe ndaj skuadrave si Suedia, Sllovenia, Spanja, Greqia, etj., megjithatë nëse nuk ia dalim, nuk shoh asnjë dramë”, deklaroi trajneri.

I pyetur mbi mundësinë e dorëheqje, tekniku zviceran përdori diplomaci…

“Një trajner nga ndeshja në ndeshje mbijeton dhe nuk e di nëse do të vijojmë bashkëpunimin apo jo.

Nuk mund të flas sot për dorëheqje, apo për shkarkim, pasi këtë e vendosin të tjerët. Unë jam këtu prej tre vitesh e gjysmë dhe jam gati të vijoj punën e nisur, por nuk është momenti për të folur për të ardhmen. Ndalni kritikat dhe ndihmoni Kosovën. E ardhmja e saj do të jetë shumë e mirë edhe pa mua në stol, por ndihmojeni”, deklaroi tekniku zviceran.

.

Të Ngjajshme

LAJMI I FUNDIT | Skandali “sex-tape” me Valbuena, prokurori burgos Karim Benzema

admin

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Leave a Comment