November 26, 2022
Portali Shprehja

“Po të kisha vajzë, do t’ia jepja për nuse…” Tare befason me deklaratën e tij!

Nder futbollistet qe eshte ne merkato dhe per te cilin skuadra e Lazios kerkon 100 mln euro sipas presidentit Lotito (edhe pse shitja mund te mbyllet per 70 mln euro dhe bonuse) eshte Sergej Milinkovic-Savic, qe mer pjese edhe ne Boteror me Serbine.

Igli Tare ka opinion shumë pozitiv për Milinkovic-Savic. Në një intervistë të dhënë për “Mozzartsport”, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv të Lazios, duket se e pëlqen shumë mesfushorin serb.

“Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur. Pas tetë vitesh në klub, për ne ai është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një futbollist. Kjo është ajo që unë e vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një qenie njerëzore e përulur. Ai kurrë nuk ka qenë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe meqë lojtari është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë”-tha ai.

Më tej Igli Tare shtoi se nëse do të kishte pasur vajzë, do ta kishte martuar me Milinkovic-Savic. “Nëse do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë. Ai ka shumë respekt për mua dhe gjithmonë e kritikoj.

Ndonjëherë pas një loje, kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. Unë gjithmonë them se nuk është mirë, dhe ai bën shaka se nuk jam i kënaqur kurrë. Unë gjithmonë i them atij që ta lërë pas vetes atë që ka bërë. Të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të rritemi”-deklaroi Tare.

.

Të Ngjajshme

I hodhi Figos flamurin e Barçës në fytyrë… Çfarë ndodhi me “tifozin alien”; që pushtonte fushat edhe në finalet e Kupës së Botës

admin

Partneret e futbollistëve të Anglisë harbohen bashkarisht në “pallatin lundrues”, shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

admin

Maguire, “sparkatë” ndaj kritikëve: Merren me mua, sepse kanë nevojë për… klikime

admin

Leave a Comment