2.2 C
Skopje
December 9, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Po vjen bora e parë, ky është parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të vijojë me mot kryesisht të vranët, por stabil. Gjatë orëve të pas ditës vranësirat do të intensifikohen dhe si pasojë do të ketë rënie në fushat termike.

Këto kushte të krijuara meteorologjike do të mundësojnë që mbi të gjithë territorin e vendit sonte në mbrëmje dhe nesër të fillojnë reshjet e shiut e më pas edhe reshjet e para të borës edhe në viset e ulëta, të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë celsius.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për persona me sëmundje kronike, ndërsa ngasësve të automjeteve kujdes, pasi që rrugët në orët e para të ditës dhe gjatë natës do të jenë të rrëshqitshme për shkak të ngricave.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. /Lajmi.net/ 

Artikuj të ngajshëm

Vjen lajmi i madh nga Gjermania për të gjithë kosovarët që duan viza pune

shprehja

Zbardhet rasti i rrëmbimit t të struganit në Tiranë

shprehja

VMRO-DPMNE-së i çon porosi BDI-së: Kot frikësoni për ligjin për gjuhët?!

shprehja