October 21, 2021
Portali Shprehja

Pochettino përgënjeshtron gjithçka, zbulon të ardhmen e Neymar

Neymar ka thënë se do të luajë në Kupën e Botës 2022 dhe më pas do të tërhiqet.

“Mendoj se do të jetë Botërori im i fundit, më pas nuk e di nëse do të kem forcën e duhur mendore. Do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë në formë dhe për të fituar me vendin tim, duke realizuar ëndrrën që kam që në fëmijëri. Shpresoj t’ia dal”, ka thënë braziliani për DAZN.

Sipas trajnerit të PSG, Pochettino, kjo gjë nuk ka për të ndodhur:

“Neymar është një njeri i sinqertë, që i shpreh mendimet e tij. Besoj se me forcën e tij mendore, pavarësisht se ka qenë gjithmonë në një presion të madh mediatik, nuk do të ketë probleme. E adhuron futbollin dhe jam i sigurt se do të vazhdojë edhe për disa vite të tjerë”.

.

Të Ngjajshme

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Capello lartëson Juventusin, tregon aftësinë kryesore të Allegrit

admin

Leave a Comment