August 11, 2022
Portali Shprehja

Policët i morën 2000 denarë ryshfet për të mos e dënuar 500 euro

Tre policë do të marrin dënim sipas ligjit pasi kanë kërkuar ryshfet nga një banor i Shkupit.

Rasti është raportuar menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga banori i Shkupit, pjesëmarrës në rast.

“Me datë 02.08.2022 në ora 18:12 në Stacionin Policor Çair, personi me iniciale B.B.(34 vjeçar) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 14:45 në rrugën “Brigada Maqedonase”, me veturën e tij “Opel Zafira”, në të cilën ai ishte me Z. M., u ndalua nga tre policë. Sipas denoncimit, ata i kanë kërkuar dokumente dhe pasi ai u ka thënë se nuk i posedon, e kanë njoftuar se duhet të paguajë një gjobë prej 500 eurosh dhe se do t’i konfiskohet automjeti dhe nëse nuk do të të paguajë një gjobë të tillë, duhet t’u japë 50 euro ryshfet. Siç është raportuar, ai u ka dhënë 2000 denarë, pas së cilës e kanë lejuar të shkojë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas marrjes së masave, u konstatua se bëhet fjalë për punonjës policie të Komisariatit të Shuto Orizarit, të cilët ndodheshin në shërbim, por nuk ndodheshin në vendet ku ishin caktuar.

“Për rastin është njoftuar Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment