September 29, 2022
Portali Shprehja

Policia amerikane zbulon identitetin e sulmuesit të shkrimtarit Salman Rushdie, i cili u ther disa herë në qafë në New York

Policia amerikane ka konfirmuar se Salman Rushdie është sulmuar mbrëmë nga 24-vjeçari Hati Matar nga New Jersey, raporton BBC.

Shkrimtari me prejardhje nga India u sulmua të premten në New York, derisa po mbante fjalim në një institut. Pas këtij sulmi, ai është dërguar me urgjencë me helikopter në spital.

Sulmuesi kishte kërcyer nga publiku duke bartur një maskë të zezë, dhe pa u menduar dy herë sulmoi shkrimtarin.

Rushdie ka qëndruar në tokë për rreth pesë minuta, para se ta ndihmonin të ngritet dhe ta largojnë nga salla.

E një dëshmitar tha se sulmuesi kishte vrapuar nga ana e majtë e skenës, dhe se disa herë e ka goditur me thikë në qafë shkrimtarin.

Rushdie është fitues i shumë çmimeve, dhe prej dekadash ka qenë cak i kritikave të shumta për shkak të botimit të librit “Vargjet Satanike”.

Rushdie për dikë është shkrimtari më i madh indian pas Tagoreas, ku i kaloi 13 vite duke jetuar me identitet të rrejshëm dhe me mbrojtje të vazhdueshme nga policia.

Identitetin e rrejshëm e la pas vetes, disa muaj pas 11 shtatorit të vitit 2001, pasi që presidenti iranian Muhammad Hatami se urdhri për vrasjen e tij më nuk vlen.

.

Të Ngjajshme

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Pasi ta lexoni këtë lajm, kurrë më nuk do të hezitoni të bëni botox

Sanksionet ndaj Rusisë, BE vendos kufi për çmimin e gazit rus

Leave a Comment