January 16, 2022
Portali Shprehja

Policia arreston një person në Gjakovë për disa vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve, të kryera në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit

I arrestuar është H.A.R, 2003.

Tact Watches

“I dyshuar dyshohet për  disa raste të vjedhjeve serike, kryesisht të ndodhura gjatë muajit dhjetor 2021 dhe fillim muaji janar 2022, të kryera në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit, i vetëm dhe në grup.

I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim”, thuhet në njoftim.

Nga i dyshuari është  kuptuar se në të gjitha këto vende ku janë kryer vjedhjet kanë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme dhe artikuj ushqimor dhe të njëjtat i kanë ndarë mes vete, dhe i kanë shpenzuar.

Lidhur me këtë Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orësh. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Kanosi me vrasje, arrestohet një femër në Prizren

admin

Po vinte nga Austria në Kosovë, vdes në aksident trafiku i riu nga Peja

admin

Shoferi voziti veturën 193 kilometra në orë – dënohet me 300 euro, 3 pikë negative dhe i ndalohet drejtimi i mjetit për tre muaj

admin

Leave a Comment