Policia arreston personin që e kërcënoi prokuroren Drita Hajdari

Para pak minutash është arrestuar  njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari.

IndeksOnline nga burimet e veta ka mësuar se i dyshuari është nga Prishtina.

 

 

Prokurorja Drita Hajdari ka marrë kërcënime serioze, e cila sot gjatë ditës është paraqitur në Polici.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se rasti po trajtohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Krasniqi.

Drita Hajdari kishte  ngritur aktakuzën në rastin “Pronto”.

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Gruaja e Dardan Mulliqajt ‘mezi’ përshëndetet me Kurtin

shprehja

Vuçiq tregon se çka pret nga konferenca e Mynihut, pjesë e të cilës është edhe Kurti

shprehja

Borell sot në Kosovë: Vendosmëri për të vazhduar dialogun me Beogradin

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë