August 11, 2022
Portali Shprehja

Policia çeke vendosi që një makinë Ferrari të konfiskuar ta përdorë si makinë patrulle.

Bëhet fjalë për një supermakinë të vitit 2011, Ferrari 458, që kushton rreth 200 000 euro, dhe që sot është një nga makinat e policisë më të shpejta në botë.

Autoritetet thonë se makina e tyre e re, që kap shpejtësinë maksimale prej 325 km/h, do të përdoret për ndjekjen e kriminelëve dhe për të ndalur garat e paligjshme nëpër rrugët e qytetit.

Policia njoftoi se modifikimi i Ferrarit me logot e policisë kushtoi më pak sesa blerja e një Skode të re./A2CNN

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment