October 1, 2023
Portali Shprehja

Policia e Kosovës dhe Shqipërisë gjejnë plantacion me rreth 20 mijë bimë kanabis në Koshare

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se në koordinim me Policinë e Shqipërisë kanë identifikuar një plantacion të mbjellë me bimë narkotike.

Në brezin kufitar mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis.

“Zyrtarë policorë nga DRPK-Perëndimi, që në ora 01:30, datë 16.09.2023, kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik. Në ora 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis)”, thuhet në komunikatën për media.

Për rastin bëhet e ditur se janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Rasti do të vazhdojë të trajtohet në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, falënderojmë Policinë e Shtetit për bashkëpunim dhe koordinim në trajtimin e këtij rasti”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dënohen me nga 150 euro katër shoferë

admin

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

admin

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

admin

Leave a Comment