December 6, 2020
Portali Shprehja

Policia e Kosovës në bashkëpunim me FBI arreston tre të dyshuar për krime kibernetike

Policia e Kosovës, saktësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së, konkretisht me FBI-në si dhe në mbështetje të Prokurorit të Shtetit, më 16 shtator pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Hyrje në Sistem Kompjuterik”.

Të dyshuarit e arrestuar janë: E.J, 1998; Ç.B, 1998; V.S, 1996, ndërsa me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Në njoftim bëhet e ditur se të dyshuarit ishin pjesë e një grupi hakerësh, ata shënjestronin platforma të ndryshme online të cilat posedonin të dhëna kompjuterike të ndjeshme.

“Pastaj, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB (DARKWEB ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike”, thuhet në njoftim.

Në këtë platformë të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virus të ndryshëm kompjuterik, “mjete” për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera.

Këto të dhëna dhe “mjete” kanë mundësuar edhe kryerjen e veprimtarive tjera kriminale.

Ndryshe, gjatë kontrollimit të dy lokacioneve në cilësinë e provave janë sekuestruar: shtatë shtëpiza kompjuteri; tre kompjuter llaptop; katër hard disqe; shtatë telefona mobil; pesë USB memorie; dy mikro SD memorje; para të gatshme – 2625 euro; dokumentacione të ndryshme. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Dyshohet për një mjet shpërthyes në një autobus në Llapushnik të Drenasit

admin

Burri rrah gruan në Prishtinë

admin

Vjedhje në Prishtinë, arrestohen dy shtetas algjerianë

admin

Leave a Comment