15.5 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Policia e Tetovës ftesa edhe për dy aktivistë të Lëvizjes Besa, paralajmërohen protesta

“Për fat të keq policia e Tetovës nuk reflektoj pozitivisht nga gabimi që bënë sot.
Para pak çaste janë dërguar ftesa edhe për dy aktivistë të Lëvizjes Besa, Albi Qamili dhe Dritan Bexheti”, theksoi sekretari gjeneral i kësaj partie, Arjanit Hoxha.
Sipas tij, ftesa nuk ka ditë dhe orë për paraqitje në polici por është shkruar që të dy aktivistët të paraqiten menjëherë.
“E kuptojmë se kjo bëhet për të evituar publikimin e presionit policor ndaj Lëvizjes Besa në këto orë të vona.
Ju njoftojmë se bashkë me kryetarin e partisë, Bilall Kasami, deputetët dhe gjithë udhëheqësia e partisë brenda gjysëm ore do jemi para stacionit policor në Tetovë.
Nëse mendoni se po na frikësoni e keni gabim, përkundrazi na motivoni, na jepni energji që të luftojmë edhe më fuqishëm.”, theksoi Hoxha.

Artikuj të ngajshëm

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe një drejtori të Qeverisë së Zaevit

shprehja