June 27, 2022
Portali Shprehja

Policia gjen 300 mijë dollarë para cash dhe 350 kg kokainë në shtëpinë e shqiptarit në Brazil

Policia braziliane ka gjetur më 7 qershor në banesën e shqiptarit Altin Drimadhes në San Paolo 300 mijë dollarë para cash dhe 350 kg kokainë.

Tact Watches

Si pasojë autoritetet vendase të San Paolos kanë shpallur në kërkim kokën e trafikut të lëndëve narkotike, Altin Drimadhes.

Sipas medieve braziliane kokaina ishte paketuar nën logon e markës se njohur të veshjes “Luis Vuitton”.

Policia brazilianë çarmatosi fillimisht dy shtetas vendas që e ruanin.

Sipas autoriteteve braziliane shqiptari është koka e rrjetit të trafikimit të lëndës narkotike.

Gangsteri shqiptar siç e cilësojnë mediet braziliane dyshohet se po tenton të largohet nga Brazili dhe se mund të ndodhet aktualisht në kufijtë e Bolivisë.

Policia sekuestroi gjithashtu dy telefona celularë të koduar, dy armë sulmi AK 47 dhe një USB që përmban një video regjistrim të procesit të ngarkimit të ngarkesës së kokainës në portin e shtetit Sao Paulo të Brazilit.

.

Të Ngjajshme

Golden Stejt, nga 450 mln shkon në 5.5 miliardë dollar!

Medison Kejs, anulon pjesëmarrjen në Uimbëlldon

Punonjësit e parkut zoologjik në Greqi vrasin shimpanzen, qytetarët paralajmërojnë protesta

Leave a Comment