May 28, 2022
Portali Shprehja

Policia gjen një kamion cisternë me naftë të papërpunuar dhe mallra të tjera, dyshohen se janë futur ilegalisht nga Serbia

Policia Kufitare ka bërë të ditur se ka hasur në një kamion cisternë me naftë të papërpunuar dhe mallra të tjera, dyshohen se janë futur ilegalisht nga Serbia. 

Siç njoftohet, policia gjatë patrullimit në fshatin Kovaçë komuna e Zubin Potokut, kanë hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, i ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar.

Tact Watches

Po ashtu në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti Toyota me targa vendore me vozitës të dyshuarin me iniciale (D.V.) i lindur më 1973 në një fshat të Zubin Potokut.

“Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës  dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi. Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Sipas PK-së për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent dhe me autorizim të tij janë inicuar restet për “Kontrabandim me mallra”.

“Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë derguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

 

.

Të Ngjajshme

Aksident në rrugën Kllokot-Viti, vdes një motoçiklist

admin

Aksident mes tri veturave në Gjakovë, lëndohen pesë persona

admin

Vritet një 30 vjeçar në Ferizaj

admin

Leave a Comment