July 3, 2022
Portali Shprehja

Policia gjyqësore në grevë, ministri premton paga më të larta

Policia gjyqësore doli në protesta. Ata janë të revoltuar, sepse me ndryshimet në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor, Qeveria nuk i ka përfshirë në pjesën e rritjes së pagës bazë. Policia Gjyqësore marshoi para TVM-së drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku patën takim me ministrin, Nikola Tupançevki. Ai i siguroi se deri në fund të javës do të bisedojë me Ministrinë e Financave për të plotësuar kërkesën e policisë gjyqësore, për rritjen e pagës bazë me 15%. Në të gjithë vendin janë rreth 180 policë gjyqësor.

Tact Watches

“Momentalisht paga bazë e këtyre personave këtu është rreth 17 800 denarë. Tani po rritet, për policin gjyqësor 7 pikë, dhe është rreth 200-300 denarë, do të arrijmë në 18 100 – 200… Diku 24 – 25 000 denarë me të gjitha shtesat kur do të ishte mirë.
Këto janë të ardhura aktuale?
Po, këto janë të ardhurat aktuale me të gjitha shtesat”, tha Vlladimir Litovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Anija ndahet në dysh për shkak të stuhisë në brigjet e Hong Kongut – disa të zhdukur

U zgjuat në mes të natës dhe nuk mund të flini përsëri? Ju duhet të bëni vetëm një gjë

Leave a Comment