December 4, 2021
Portali Shprehja

Policia i gjeti armë zjarri gjatë kontrollit të veturës, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH ), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , sot rreth orës 12:20 ka ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore në rrugën ‘’Rexhep Bislimi ‘’ në Ferizaj për kontroll.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe shoferit , te shoferi është gjetur një armë zjarri me dy fishek.

Tact Watches

Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, rasti është iniciuar ‘’Armëmbajtje pa leje’’ për procedurë të rregullt , ndërsa arma dhe fishekët janë konfiskuar. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Një person përfundon në spital, u ther me thikë në Prishtinë

admin

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

admin

Tentoi të kontrabandonte ari e argjend, i gjenden stolitë e fshehura në bagazh udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

admin

Leave a Comment