November 28, 2020
Portali Shprehja

Policia jep detaje për sulmin e një banke në Prishtinë

Dy persona një femër dhe një mashkull kanë raportuar se disa persona të armatosur kanë kryer grabitje në bankomatin e një banke duke përdorë exploziv, ndërsa në ikje të njëjtit kanë shtënë me arme zjarri në drejtim të punëtorit të sigurimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 05:30 në rrugën “B”, në Prishtinë.


Grabitet një bankë te Rruga “B”, dëmtohet bankomati me eksploziv-dëgjohen edhe të shtëna armësh
Grabitet një bankë te Rruga “B”, dëmtohet bankomati me eksploziv-dëgjohen edhe të shtëna armësh

Siç thuhet në raport, punëtorit të sigurimit iu ka dëmtuar vetëm vetura.

“Dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar-e kanë raportuar disa persona të armatosur kanë kryer grabitje në bankomatin e bankës BKT duke përdorë exploziv, ndërsa në ikje të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të  viktimës mashkull kosovar (punëtor i sigurimit) i cili nuk është qëlluar, ndërsa vetura i është dëmtuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është duke u hetuar rasti”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Gjuatje me kallashnikov dhe përleshje fizike në Carallakë të Malishevës – dy persona dërgohen në QKUK

admin

Një person vjedh para në një barnatore në Prishtinë

admin

Sulm me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, plagoset një person

admin

Leave a Comment