Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Kushtrim Halitit.
“Personi i kërkuar është:
•KUSHTRIM (Ismet) HALITI i lindur me 01.04.1983 në Pejё.
I gjykuari është i kërkuar për veprёn penale:
•“Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
.