April 13, 2021
Portali Shprehja

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e 31 vjeçarit nga Peja

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Shkëlqim Xhevdet Ahmetaj.

“Shkëlqim Xhevdet Ahmetaj i lindur më 11.06.1989 në Pejë është akuzar për vperën penale “Grabitje”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Rrihen dy vëllezër për pronë në Mitrovicë

admin

Disa persona hyjnë me forcë dhe thyejnë gjësende në Muzeun e Muzikës në Gjakovë

admin

Një punëtor bie nga shkallët e një shtëpie në Suharekë

admin

Leave a Comment