October 1, 2023
Portali Shprehja

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, dyshohet për grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës të enjten ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi, të cilit ia ka publikuar edhe fotografinë.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet për përfshirje në një grabitje të ndodhur më 24 gusht të këtij viti, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”.

“Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje të ndodhur me datën 24.08.2023 , në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, ka bërë të ditur policia. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dënohen me nga 150 euro katër shoferë

admin

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

admin

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

admin

Leave a Comment