January 28, 2022
Portali Shprehja

Policia konfiskon 58 pajisje për prodhimin të kriptovalutave në një fshat të Shtimes

Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për konfiskimin e pajisjeve për prodhim të kriptovalutave, ku pasditen e së mërkurës 58 të tilla janë konfiskuar në Ferizaj.

Sipas komunikatës për medie, gjatë këtij aksioni pajisjet janë gjetur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes.

Tact Watches

Pajisjet kanë qenë pa dokumentacion, ndërkaq në këtë rast janë ftuar edhe njësi të KEDS-it.

“Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion. Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it. Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

admin

Iniciohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

admin

Policia në Prizren shqipton 112 gjoba për persona fizik për mos respektim të masave anti-COVID

admin

Leave a Comment