January 16, 2022
Portali Shprehja

Policia konfiskon dy armë dhe municion në Malishevë të Gjilanit, arrestohen dy të dyshuar

Policia ka kryer një bastisje në një shtëpi në Malishevë të Gjilanit, ku ka konfiskuar dy armë pa leje dhe municion. Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “Sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjilan gjatë hetimit të një rasti “Dhunë në familje’ mbi bazën e informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojnë një informatë lidhur me një person të dyshuar, i cili dyshohej se në shtëpinë e tij në fshatin Malishevë, Komuna Gjilan posedon armë të zjarrit pa leje valide”.

Tact Watches

“Në koordinim me prokurorin e shtetit në Gjilan, më 21.12.2021 në orët e mbrëmjes është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi një pistolete “ZASTAVA’’, prodhim Jugosllavë  e kalibrit 6.35 mm, 56 fishek të kalibrit 6.35 mm, një karikator i zbrazët i pistoletës,  një pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62mm,  një karikator i zbrazët i pushkës automatike, 14 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, ndaj të cilëve me urdhër të prokurorit pas procedurave, ngritet kallëzim penal.

“I klasifikuar “Armëmbajtje pa leje’’ dhe  rasti i referohet Prokurorisë Themelore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

​Arrestohet një person në Skenderaj, pas mosmarrëveshjeve për prerjen e pyllit

admin

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë

admin

Aksident në Prishtinë – vetura futet brenda lokalit në lagjen Mati1

admin

Leave a Comment