21.4 C
Skopje
July 16, 2019
Informacione

Policia maqedonase spraps imigrantët me gaz lotsjellës

Tact

Policia maqedonase përdori përsëri gazin lotsjellës ndaj një grupi migrantësh që po përpiqeshin të kalonin gardhin në kufirin me Greqinë.

Sipas njoftimeve rreth 30 vetë u përpoqën të hyjnë në Maqedoni sot nga kampi Idomeni në Greqi. Incidenti ishte një përsëritje, por në shkallë më të vogël, e përleshjeve të së djelës, kur policia përdori gaz lotsjellës, plumba kauçuku, pompa ujri dhe dhe granata mësimore për të mos lejuar migrantët të hynin në Maqedoni. Dhjetora prej tyre u plagosën.

Të djelën në kampin Idomenei u përhapën fletushka që thonin se kufiri me Maqedoninë ishte hapur. Autoritetet greke akuzojnë Maqedoninë për përdorim të tepruar force kundër emigrantëve dhe kanë filluar hetimet për të gjetur se kush i përhapi fletushkat me lajmin e pavërtetë.

Artikuj të ngajshëm

Mendi Qyra, demanton mediat maqedonase: Askush nuk mund ta reketojë kompaninë ”TRIM & LUM”

shprehja

Çfarë u konfiskua në rastin e mbrëmshëm “Reket” gjatë bastisjes

shprehja

“Bashkë me Bokin është arrestuar edhe pronari i një fabrike në Gostivar, i afërt me qeverinë VMRO-BDI”?!

shprehja