January 23, 2022
Portali Shprehja

Policia ndalon një rast të kontrabandës, gjen në një veturë 300 litra vaj motorik

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në kufi.

Në njoftim thuhet se një shtetas kosovar ishte futur ilegalisht në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, dhe në veturën e tij janë gjetur 300 litra vaj motorik.

Tact Watches

“Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Si rezultat i kësaj, sot me datë 11.01.2021, rreth orës 13:35, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet vetura Wolsfagen Passat, ngjyrë e kaltër e mbylltë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (I.J.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë-Veri, përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia njofton se pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zonë urbane në drejtim të Ferizajt, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Sadovinë, komuna e Vitisë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 300 litra vaj motorik, e paketuar në 25 kuti nga 12 litra. Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës”.

Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke trajtuar rastin. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim dhe shitje të kokainës – në mesin e tyre një zyrtar policor

admin

Ishte nisur drejt Zvicrës me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij, ndalohet nga policia

admin

Gjatë 24 orëve, katër raste të dhunës në familje në Kosovë

admin

Leave a Comment