March 1, 2021
Portali Shprehja

Policia ndalon një veturë në Prishtinë, ngasësit i gjejnë armë në brez

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.

Janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Sot policia ka ndaluar veturën AUDI A6 me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestrojë një revole të tipit GIUSEPPE, e kalibrit 9 mm, shtatë copë fishek të kalibrit 9 mm, si dhe një (1) karikator.

I dyshuari A. H, mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.

.

Të Ngjajshme

Digjet një shtëpi në Prishtinë

admin

Lipjan, policia kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur

admin

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

admin

Leave a Comment