April 16, 2021
Portali Shprehja

Policia në Drenas arreston një person i dënuar me katër vite burg për vjedhje të rëndë

Është arrestuar një person i dënuar më herët me katër vite burg për vjedhje të rëndë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot nga njësitet policore të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës”, tha Ahmeti.

Tutje tha se aksioni i policisë është kryer sot në fshatin Korreticë e ulët, ku është arrestuar personi me inicialet L.R., 35-vjeç i cili për një kohë të gjatë i është shmangur policisë.

“Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit”, deklaroi  Ahmeti.

.

Të Ngjajshme

Policia arreston një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë

admin

Policia në kërkim të Valton Makollit, dyshohet se ka kryer disa raste të mashtrimeve

admin

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

admin

Leave a Comment