June 5, 2023
Portali Shprehja

Policia në Jarinë ia gjen serbit një mitraloz të ndryshkur në veturë, udhëtonte në drejtim të Serbisë

Policia Kufitare e Kosovës, në Sharpelj- Jarinë, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar një person me iniciale M.J.(1984).

Ai ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, i cili udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, i është gjetur një armë automatike (mitraloz).

Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar.

Pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për

“Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

admin

Keqpërdori paratë e firmës ku punonte, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

admin

Zhduket një 24 vjeçar nga Shtimja, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij

admin

Leave a Comment