March 1, 2021
Portali Shprehja

Policia në kërkim të Tush Frokaj nga Istogu, i akuzuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga ana e qytetarëve për arrestimin e Tush Frokaj nga Isotgu.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Tush (Nue) Frokaj  i lindur me 25.06.1975 nё fshatin Kosh- Istog. I akuzuari është i kërkuar për veprёn penale: “Vjedhje e rëndë””, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Digjet një shtëpi në Prishtinë

admin

Lipjan, policia kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur

admin

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

admin

Leave a Comment