December 6, 2020
Portali Shprehja

Policia në Pejë arreston personin e kërkuar për grabitje, dërgohet në vuajte të dënimit

Policia e Kosovës– Njësia për Reagim tё Shpejt – Pejë (NJRSH), të hënën rreth orës 21:00, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘grabitje’.

Në njoftim thuhet se Njësiti për Reagim tё Shpejt (NJRSH), në rrugën ‘Nexhip Basha’ nё Pejë ka ndaluar veturën Ford Fokus me targa vendore, me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikë me vrap.

“Zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapin. I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar”, thuhet në njoftim.

Pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti ka një urdhër arrest tё lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe me aktvendim të plotfuqishëm të lëshuar nga gjykata e njëjtë, ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej katër vitesh për shkak të veprës penale, ‘grabitje’.

I dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës nё vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Dyshohet për një mjet shpërthyes në një autobus në Llapushnik të Drenasit

admin

Burri rrah gruan në Prishtinë

admin

Vjedhje në Prishtinë, arrestohen dy shtetas algjerianë

admin

Leave a Comment