November 27, 2020
Portali Shprehja

Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Labinot Zeqajt nga Deçani

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, kërkon bashkëpunim e qytetarëve për arrestimin e Labinot Safet Zeqaj, i lindur në Deçan.

Në njoftim thuhet se Labinot Zeqaj, 1988 kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të Narkotikëve”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë);  039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një punëtor lëndon dorën në një punëtori në Prizren

admin

Rrahje masive në Deçan, përdoren edhe thika – lëndohen katër persona

admin

​6 muaj burg për vjedhjen e veturës që e kishte marrë me qira

admin

Leave a Comment