January 28, 2022
Portali Shprehja

Policia parandalon kontrabandën në Viti, sekuestron një mijë kilogram duhan

Policia Kufitare (DRK-Lindje) në kuadër të parandalimit dhe luftimit të paligjshmërisë, sot me datë 22.12.2021, rreth orës 11:20, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

“Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër. Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg)”, thuhet në njoftim.

Tact Watches

Me këtë rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin.

Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

admin

Iniciohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

admin

Policia në Prizren shqipton 112 gjoba për persona fizik për mos respektim të masave anti-COVID

admin

Leave a Comment